Chelsea ofron 80 milionë euro për yllin e Serie-A

Chelsea ofron 80 milionë euro për yllin e Serie-A

Chelsea po bën presion për të nënshkruar me Matthijs de Ligt dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Blutë” tani kanë ngritur ofertën e tyre drejt Juventusit.

Sipas raportit në fjalë, Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për të nënshkruar me holandezin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro në kontratën e tij.

Chelsea bëri një ofertë prej 40 milionë eurosh të refuzuar javën e kaluar me Timo Werner ose Christian Pulisic që iu ofruan Juventusit në marrëveshje, por që nuk u pranua nga skuadra italiane, përcjellë KosovaPress.


Tani, sipas GDS, “Zonja e Vjetër” ka një propozim të ri në tavolinë, ndërsa “Il Corriere della Sera” ofron një version tjetër të sagës së transferimeve, duke pretenduar se Chelsea së shpejti do të bëjë një ofertë të re prej 70 milionë eurove.

De Ligt dëshiron të largohet nga Juventusi në verë, siç u konfirmua nga CEO i klubit Maurizio Arrivabene në javën e kaluar.

Ish-kapiteni i Ajax-it iu bashkua gjigantëve të Serie A në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në vitin 2019.

Lexo edhe

Video