Chelsea në bisedime të avancuara me mbrojtësin e Cityt

Chelsea në bisedime të avancuara me mbrojtësin e Cityt

Chelsea thuhet se është në bisedime të avancuara me Manchester Cityn për një rikthim të mundshëm në “Stamford Bridge” të Nathan Ake.

Mbrojtësi ka luajtur vetëm pak ndeshje për Pep Guardiolën që nga kalimi i tij nga Bournemouth në vitin 2020.

Nathan Ake u largua nga Chelsea te Bournemouth në vitin 2017 për 25 milionë euro, përcjell KosovaPress.


City pagoi 46 milionë euro për reprezentuesin holandez dhe thuhet se dëshiron të rikuperojë atë lloj tarife për të nëse do ta shesë këtë verë.

Krerët e kampionit anglez shpresojnë se një tarifë e tillë mund të bihet dakord me pronarin e ri të “Bluve”, Todd Boehly, i prirur për të demonstruar investimin e tij në merkaton e tij të parë të transferimit.

Kjo është sipas “Evening Standard”, e cila gjithashtu raporton se Raheem Sterling mund të jetë një lojtar i Chelsear para fundjavës.

Megjithatë, ndjekja e klubit londinez për Ake është e ndërlikuar nga dëshira e Cityt për të pasur një zëvendësues të rreshtuar dhe interesimi i raportuar i Chelseat për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United.

Lexo edhe

Video