Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Chelseat dhe Evertonit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea ka barazuar 2:2 me skuadrën e Evertonit, raporton KosovaPress.
Golat për vendasit i shënuan Joao Felix (minuta e 52’) dhe Kai Havertz (minuta e 76’), kurse te Evertoni golashënues ishin Abdoulaye Doucoure (minuta e 69’) dhe Ellis Simms (minuta e 89’).
Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 38 pikëve, krahas Evertonit që renditet në vendin e 15 me 26 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:2.