Chelsea mposhtet nga West Ham

Chelsea mposhtet nga West Ham

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së West Ham United dhe Chelseat, e vlefshme kjo për xhiron e 15 të Premier Ligës angleze.

Skuadra e West Ham United ka shënuar fitore sot me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Chelseat, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Chelsea përmes golit të Thiago Silvas në minutën e 28’. Shifrat në 1:1 për West Ham i barazoi Manuel Lanzini në miutën e 40’ të ndeshjes.

Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt fundit, Chelsea kalon në epërsi prej 2:1 përmes golit të Mason Mount në minutën 44’.


Pjesën e dytë më mirë e nisi skuadra e West Ham, ku gjeti golin e barazimit në minutën e 56’ të ndeshjes përmes Jarrod Bowen.

Golin e fitores dhe të përmbysjes së rezultatit për West Ham e shënoi Arthur Masuaku në minutën e 87’ të ndeshjes.

Me tre pikët e reja, skuadra e West Ham përforcon pozitën e katërt me 27 pikë, kurse Chelsea vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë me gjithsej 33 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të West Ham.

Lexo edhe

Video