Chelsea mposhtet në “Stamford Bridge” nga Aston Villa
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Chelseat dhe skuadrës së Aston Villas, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e plota.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea ka pësuar humbje si vendas me shifrat 2:0 nga Aston Villa, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ollie Watkins, i cili kaloi Aston Villan në epërsi prej 1:0 në minutën e 18’.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi John McGinn, i cili vulosi fitoren e Aston Villas me shifrat 2:0 në minutën e 56’.

Me pikët e reja, Aston Villa ngjitet në pozitën e nëntë në tabelë në kuotën e 41 pikëve, krahas Chelseat që renditet në vendin e 11 me 38 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Aston Villas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024