Chelsea mposht Leeds United

Chelsea mposht Leeds United

Ka përfunduar ndeshja mes kampionit evropian Chelsea dhe skuadrës së Leeds United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16 të Premier Ligës angleze.

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Leeds United, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi anësorë Raphinha, i cili në minutën e 28’ kalon Leeds në epërsi.

Rezultatin e barazoi mesfushori ofensiv i Chelseat Mason Mount, ku shënon në minutën e 42’ për të barazuar shifrat në 1:1.


Pjesën e dytë më mirë e nisi Chelsea, ku edhe e gjeti golin e epërsisë nga pika e bardhë përmes mesfushorit Jorginho në minutën e 58’.

Leeds arriti ta barazojë rezultatin në 2:2 përmes Gelhardt, i cili shënon golin e barazimit në minutën e 83’ të ndeshjes.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit, gjyqtari akordon penallti në favor të Chelsat, ku nga pika e bardhë nuk dështoi mesfushori Jorginho, i cili shënon golin e fitores për Chelsean në minutën e 90’+4 shtesë.

Me pikët e reja, Chelsea vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë me gjithsej 36 pikë të arkëtuara, 20 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Leeds United që zë vendin e 15.

Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të Chelseat.

Lexo edhe

Video