Chelsea lëshon nga dora fitoren në minutat shtesë

Chelsea lëshon nga dora fitoren në minutat shtesë

Futbollistët e Chelsea kanë barazuar sonte si vendës kundër Brighton me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros 20 të Premier Ligës angleze.

Golin për vendësit e shënoi Romelu Lukaku në minutën 28, ndërsa mysafirët befasuan duke barazuar në minutën e parë të kohës shtesë përmes Danny Welbeck.


Me këtë barazim, Chelsea mbetet në vendin e dytë në tabelë me 42 pikë.

Lideri Manchester City po luan sonte si mysafir kundër Brentford dhe pas pjesës së parë avancon 1:0, duke arritur kështu në kuotën e 50 pikëve.

Lexo edhe

Video