Chelsea lëshon dy pikë në sekondat e fundit ndaj Tottenhamit

Chelsea lëshon dy pikë në sekondat e fundit ndaj Tottenhamit

Pasi mposhti Evertonin në xhiron e parë, Chelsea është ndalur me barazim në xhiron e dytë nga rival londinez, Tottenhami me rezultat 2-2 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Stamford Bridge”.

Spektakli ndërmjet këtyre dy skuadrave dhuroi katër gola por edhe momente të tjera interesante jashtë vijave të fushës, siç ishte përplasja e trajnerëve Antonio COnte dhe Thomas Tuchel pas golit të barazimit nga mysafirët, transmeton KosovaPress.

“Blutë” e Londrës kaluan në epërsi në minutën e 19’ me golin e qendërmbrojtësi Koulibaly dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.


Pjesa e dytë solli lojë edhe më të hapur dhe “Spursat” arritën që ta barazojnë rezultatin më minutën e 68’ me golin e bukur të realizuar nga Hojbjerg.

Gjthsesi, Chelsea nuk u dorëzua dhe riktheu avantazhin në minutën e 77’ me golin e mbrojtësit të krahut Ricee James. Kur po mendoj se tre pikë do të mbeteshin në “Stamford Bridge”, në skenë doli sulmuesi i rrezikshëm Harry Kane i cili realizoi me kokë në minutën e 96.

Pas dy ndeshjeve, të dy skuadra kanë nga katër pikë, me nga një fitore dhe një barazim.

Lexo edhe

Video