Chelsea-Leicester, formacionet e mundshme

Chelsea-Leicester, formacionet e mundshme

Chelsea dhe Leicester City janë dy skuadra që nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të Premier Ligës.

“Blutë” e Londrës kanë një fitore, një barazim dhe një humbje në tri ndeshjet e para, kurse Leicesteri dy humbje dhe një barazim, përcjellë KosovaPress.

Thomas Tuchel do të duhet të bëjë një formacion në mungesë të disa prej lojtarëve kryesor si Alonso, Kante, Koulibaly dhe Kovacic, ndërsa në dyshim është edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja.


Mungesa do të ketë edhe Leicester City me lojtarë si Bertrand, Fofana dhe Pereira që nuk janë në dispozicion për këtë sfidë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge” me fillim nga ora 16:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Cucurella; James, Jorginho, Loftus-Cheek, Chilwell; Mount, Sterling; Havertz

Leicester City: (4-2-3-1): Ward; Castagne, Amartey, Evans, Justin; Ndidi, Dewsbury-Hall; Perez, Maddison, Barnes; Vardy

Lexo edhe

Video