Chelsea fiton pas përmbytjes së madhe në derbin ndaj Tottenham
Sport
Lexohet për: 2 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua
Futbollistët e Chelsea kanë shënuar fitore të rëndësishme në luftën për titull, pas rikthimit të madh në derbin londinez ndaj Tottenhamit sonte me rezultat 4:3, në kuadër të xhiros së 15-të të Premier Ligës dhe tash ata i ndajnë vetëm katër pikë nga lideri Liverpool.
Skuadra e Tottenhamit erdhi në epërsi të shpejtë brenda gjashtë minutash me golat e Dominic Solanke (5’) dhe Dejan Kulusevski (11’).
Dukej se Chelsea do të pësonte humbjen e tretë këtë edicion dhe Tottenham do të shënonte fitoren e shtatë, por ndeshja në vazhdim kishte një shfaqje krejt tjetër me katër gola nga lojtarët e trajnerit Enzo Maresca.
Jadon Sancho në minutën e 17-të, pas asistimit të Marc Cucurella, arriti të zvogëlojë epërsinë e Tottenham. Ndërsa te rikthimi i madh arritën fillimisht përmes penalltisë nga Cole Palmer (61’), për të vazhduar me golin e tretë nga Enzo Fernandez (73‘) dhe penalltisë së dytë të realizuar nga Cole Palmer (84’).
SonHeung-min shënoi golin e tretë, por të vonuar për Tottenham, pas asistimit të James Maddison në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Chelsea pas kësaj fitoreje ngrihet në pozitën e dytë me 31 pikë, Tottenham renditet i 11-ti me 20 pikë. Prin Liverpool me 35 pikë dhe një ndeshje më pak.