Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Chelsea e thellon krizën e Liverpoolit, “Blutë” kalojnë në vendin e katërt

Chelsea e thellon krizën e Liverpoolit, “Blutë” kalojnë në vendin e katërt

Chelsea ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në Premier Ligë duke triumfuar nga ballafaqimi me Liverpoolin me rezultat minimal 1-0 në derbin i cili u zhvillua të enjten në “Anfield Road”.

Të dy këto skuadra të mëdha angleze kishin nevoje jetike për një tre pikësh të radhës, por të cilave iu gëzua skuadra e Thomas Tuchel, përcjell KosovaPress.

Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në minutën e 42’ të ndeshjes kur Maison Mount shënoi për Chelsean.


Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë shumë e hapur, por që rrjetat mbetën të patundura.

Me këtë fitore, Chelsea numëron 47 pikë dhe ngjitet në pozitën e katërt në renditjen tabelare, kurse Liverpooli i cili ishte kthyer te fitorja vetëm javën e kaluar duke e mposhtur Sheffield United, merr një tjetër goditje të rëndë ne ecurinë e këtij kampionati.

“The Reds” mbeten në kuotën e 43 pikëve dhe renditen në vendin e shtatë në tabelë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: