Chelsea dhe Man.UTD i ndajnë pikët në “Stamford Brige”

Chelsea dhe Man.UTD i ndajnë pikët në “Stamford Brige”

Xhiro e 13-të e kampionatit anglez në futboll ka ofruar edhe derbin e zjarrtë ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit që u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge” të dielën.

Pas 90 minutave lojë, ky ballafaqim i madh nuk dhuro fitues pasi rezultati përfundimtar ishte 1-1, transmeton KosovaPress.


Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Ishin “Djajtë e Kuq” ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 50’ kur një gabim ta madh të Jorginhos e shfrytëzoi më së miri Jadon Sancho i cili realizpi për 1-0.

Protagonizmi i Jorginhos u pa edhe në minutën e 67’ të ndeshjes kur braziliani i barazoi shifrat pas golit të shënuar nga penalltia.

Pas kësaj ndeshjeje, Chelsea i trajnerit Thomas Tucjel mbetet lider i tabelës me 30 pikë, vetëm një më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse United i Michael Carrik ka 18 pikë pas 13 ndeshjeve dhe renditet në vendin e tetë në tabelë.

Lexo edhe

Video