Champions League këtë të marte në ARTMOTION!

Champions League këtë të marte në ARTMOTION!

Champions League rikthehet sonte në Artmotion: Orarët, ndeshjet, komentatorët dhe gjithçka duhet të dini

Kjo mesjavë do jetë e mbushur me futboll në platformën numër një në vend, Artmotion. Kjo padyshim edhe përshkak të rikthimit të garës më elitare evropiane, Champions League që vjen me xhiron e dytë të ndeshjeve.

Plotë 8 duele do jenë në program këtë të martë, me dy prej tyre që do vijnë nga ora 18:45 ndërsa gjashtë duele luhen me fillim nga 21:00.

Në Art Sport 2 duke nisur nga 18:45 do jetë përballja mes Shakhtar Donetsk dhe Inter, e cila vjen nën komentimin e Emanuell Sylës teksa nga po i njejti orar në Art Sport 3 transmetohet dueli Ajax – Besiktas, të cilin do e komentoj Valon Krasniqi.

Gjashtë sfidat e tjera që nisin nga ora 21:00, janë si në vijim:


Milan – Atletico Madrid në Art Sport 1 nën komentimin e Naim Selmanit.

PSG – Man. City në Art Sport 2 nën komentimin e Arlind Sadikut.

Porto – Liverpool në Art Sport 3 nën komentimin e Lirim Pecit.

Real Madrid – Sheriff në Art Sport 4 nën komentimin e Jon Ajetit.

Dortmund – Sporting në Art Sport 5 nën komentimin e Andi Shabanit kurse në Art Sport 6 do jetë ndeshja Leipzig – Brugge, e cila do komentohet nga Avni Tifeku.

Lexo edhe

Video