Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Challandes sërish pozitiv në testin për Covid-19, Kombëtares i bashkohet Armend Thaqi

Challandes sërish pozitiv në testin për Covid-19, Kombëtares i bashkohet Armend Thaqi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë. Në fakt, edhe në rezultatet e sotme në testin për Covid-19 përzgjedhësi Challandes ka dalë pozitiv. Kësisoj,  ekipin kombëtar në ndeshjen kundër moldavëve do ta drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e përzgjedhësit Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma.


Ndërkohë, për ndeshjen kundër Moldavisë është ftuar në Kombëtare edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi. Ai tashmë iu ka bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: