Challandes fton lojtarin e Dritës për ndeshjen kundër Spanjës

Challandes fton lojtarin e Dritës për ndeshjen kundër Spanjës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes ka ftuar në skuadër së fundi edhe mesfushorin e Dritës Muharrem Jasharin.

Ky ndryshim vjen për shkak se në ndeshjen me Spanjën do të mungojnë Lirim Kastrati dhe Besar Halimit për shkak të kartonëve, përcjellë KosovaPress.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës ku thuhet:


Duke pasur parasysh se Lirim Kastrati dhe Besar Halimi nuk do të kenë të drejtë paraqitjeje në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës për shkak të pezullimit me kartonë, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes ka vendosur që për këtë ndeshje ta ketë në grumbullim mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari.

Dardanët, sot, do të kenë vetëm rigjenerim në hotel, pasi lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Greqisë dhe ata që hyrën si zëvendësueses kanë bërë stërvitje mbrëmë pas ndeshjes.

Ndeshja Kosovë-Spanjë zhvillohet më 8 shtator 2021 në Prishtinë.

Lexo edhe

Video