Çfarë të bëni kur nuk e keni dorëzuar detyrën në kohë?

Çfarë të bëni kur nuk e keni dorëzuar detyrën në kohë?

Të gjithëve iu ka ndodhur të përballen më një afat për t’i dorëzuar detyrat në punë, por kanë dështuar. Madje, kjo iu ndodhë edhe punonjësve më të mirë. Në raste të tilla e dini që do të përballeni me pakënaqësitë e shefit, klientit dhe kujtdo tjetër, por nuk keni në dorë të bëni më asgjë për ta përfunduar punën.

Në të tilla raste ka mbetur vetëm diçka për të bërë: të mundoheni të merrni mësim, të analizoni se çfarë bëri që të mos mbërrini ta përfundoni punën në kohë dhe, më e rëndësishmja të flisni më shefin.

Tregoni që e keni kuptuar dëmin

Nuk ka asgjë të pakëndshme sesa të thoni: “Ups, nuk e plotësova sot afat që kam pasur. A mund ta përfundoj javën tjetër?”

Shpjegohuni

Në bazë të rregullave është gjithmonë profesionale të tregoni paraprakisht, që mbase do të vononi që t’i përfundoni detyrat që keni pasur. Sigurisht, jo të gjitha afatet janë krijuar të barabarta, mund të jenë gjithashtu shumë shkaqe që ndikojnë në përmbushjen e detyrave. Por rregulla më e mirë është që t’i shpjegoni arsyet përse gjërat nuk kanë shkuar sipas planit, pa e fajësuar askënd ose të shkoni më larg duke e përmendur qenin e sëmurë, kompjuterin e thyer apo të tjera.

Jepni një opsion tjetër ose diçka shtesë

Për shembull thuani: “Jam në mes të projektit, ai po merr më shumë kohë sesa ishin pritshmëritë në fillim. A mund ta shtyeni kohën, nëse ta dërgoj një draft nesër?” Po ashtu, është mirë që gjithmonë ta ofroni punën që e keni përfunduar deri në atë kohë. Për shembull, të thoni që mund t’i tregoni 6 faqet e raportit atë ditë, ose 10 faqe të nesërmen.


Mos harroni, që me këtë mungesë ndoshta po e vendosni në një pozitë jo shumë të lehtë, kështu që një ndihmë sado e vogël dhe gatishmëria për të do ta ndihmojë shumë!

Tregoni profesionalizëm dhe vlerësim

Nëse ndonjëherë jeni përballur me punë të vonshme, e kuptoni mirë se çfarë “dhimbje” është. Kështu që, tregoni respekt kur kërkoni kohë shtesë. Nuk e nevojshme që të tingëlloni poetikë, por të thjeshtë. “E vlerësoj shumë që po e bëni këtë përjashtim! Ju premtoj që nuk do të ndodhë edhe njëherë!”

Gjithashtu tregoni një afta tjetër të afërt që mendoni që jeni gati deri atëherë. Punëdhënësi ose klienti do t’ju shohë më profesionalë nëse e keni një datë tjetër, sepse kjo tregon që ju megjithatë keni punuar shumë në të.

Siguroni që është e rrallë

Ndoshta këshilla më e mirë është që t’i siguroni të tjerët që nuk është në shprehinë tuaj që kjo të ndodhë shpesh. Kur njerëzit e kthejnë këtë në shprehi është shumë e vështirë që të mirëkuptohen.

Këshillë:

Kur e merrni një detyrë, gjithmonë shënoni datën e dorëzimit dy ditë më parë se që e keni përcaktuar në të vërtetë. Kjo do t’ju “mashtrojë” dhe do t’ju bëjë që t’i përfundoni më herët ose në kohë./Akademi Pune

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.