Çfarë pyetje bëhen në intervistat e sjelljes dhe cilat janë përgjigjet e duhura?

Çfarë pyetje bëhen në intervistat e sjelljes dhe cilat janë përgjigjet e duhura?

A e keni ditur më parë se ka edhe intervista të sjelljes? Nëse jo, Akademi Pune ju mëson se çfarë kanë në fokus këto intervista, çfarë pyetje bëhen dhe cilat janë përgjigjet e duhura për secilën pyetje të këtij lloji të intervistës.

Teknikat e intervistave të sjelljes përdoren nga të gjitha llojet e kompanive. Për dallim nga intervistat tradicionale të punës, që kërkojnë të përshkruani se çfarë keni bërë më parë dhe t’i tregoni kualifikimet, këto pyetje kërkojnë shembuj konkretë të përvojave dhe të aftësive që lidhen drejtpërdrejt me pozitën.

Pse bëhen këto lloj pyetjesh?

Këto pyetje janë të ndërtuara në atë mënyrë që intervistuesit të mësojnë sesi do të silleni në situata specifike në vendin e punës dhe, sesi do t’i zgjidhni problemet për t’i arritur sukseset. Logjika e kësaj është që suksesi në të kaluarën është ndikues pozitiv, për suksesin tuaj në të ardhmen.

Pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet e duhura

Përgjigjet e mëposhtme nuk është e nevojshme të mbahen mend, ato janë vetëm si ilustrim sesi do të ishte një përgjigje e duhur. Mjafton që ta keni parasysh se çfarë lloj përvoje do ta ndani me intervistuesin dhe si do ta tregoni atë.

Na trego sesi punon në mënyrë efikase nën presion!

Nëse keni aplikuar për një punë që njihet se ka presion të madh, atëherë rekruterët do të duan të dinë sa mirë do të arrini ta menaxhoni gjithë presionin dhe stresin. Jepni një shembull të vërtetë, të një kohe kur jeni treguar shumë të aftë me një situatë të vështirë!

Shembull: Kam punuar në një projekt kyç, i cili ka qenë i përcaktuar të dërgohet te klientët për 60 ditë. Supervizori im erdhi dhe më tha, se afati kishte ndryshuar dhe duhet të ishte gati për 40 ditë. Këtë e mora si sfidë për stafin tim dhe në një mënyrë shumë efikase i shtuam vetëm disa orë orareve tona të punës dhe kështu, e përfunduam punën në 38 ditë të punës. Sigurisht, unë kisha një grup të shkëlqyeshëm njerëzish për të punuar, por mendoj se alokimi im efektiv i detyrave ishte një komponent kryesor që kontriboi në suksesin e projektit.


A ke gabuar ndonjëherë? Si e patët menaxhuar?

Askush nuk është i përkryer dhe të gjithë ne bëjmë gabime. Intervistuesi është më i interesuar se çfarë keni bërë pasi e keni bërë ndonjë gabim, sesa për faktin nëse ka ndodhur apo jo?

Shembull: Një herë i citova keq tarifat për një lloj të veçantë të anëtarësimit ku kam punuar. Ia shpjegova gabimin tim mbikëqyrësit, i cili e vlerësoi që shkova tek ai, si dhe sinqeritetin tim. Ai më tha që të ofroja heqjen e tarifës për klientin e ri. Por ai u bashkua pavarësisht nga gabimi im. Edhe pse mbikëqyrësi më kuptoi, u ndjeva shumë keq nga gabimi që bëra, në këtë mënyrë mora mësim që t’i kushtoja edhe më shumë vëmendje tarifave dhe detajeve të tjera kur komunikoja me klientë.

Trego ndonjë shembull sesi ke qenë në gjendje t’i motivosh punonjësit ose bashkëpunëtorët!

Punëdhënësi dëshiron që të mësojë rreth aftësive tuaja për të motivuar dhe çfarë strategji përdorni për ta motivuar ekipën.

Shembull: Dikur isha në një situatë ku menaxhmenti i departamentit tonë i përballi punonjësit me një përvojë në një industri krejtësisht tjetër, me qëllim që t’i rrisë përfitimet e shërbimit. Shumica e bashkëpunëtorëve të mi ishin shumë kokëfortë për ato ndryshime që ishin bërë, por menjëherë arrita t’i njohja disa përfitime dhe isha në gjendje t’i motivoja kolegët e mi t’i jepnim të gjithë atij procesi frymën tonë të punës. Kështu arritëm të korrnim sukses.

Përshkruani një vendim që nuk ishte shumë i njohur, si arritët ta vënit në zbatim!

Nëse po intervistoheni për pozita vendim marrëse, rekruterët do të duan cili është procesi juaj për t’i vënë në zbatim ndryshimet.

Shembull: Njëherë, i mora përsipër një grup punonjësish supervizori i të cilëve ishte vendosur në një qytet tjetër. Kështu që, ishin lejuar që ta mbulonin njëri-tjetrin në ndërrimet e orareve të punës, pa aprovim menaxherial. Nuk më pëlqente shpërputhja, ku disa prej tyre kishim më shumë përfitime sesa të tjerët. Unë e prezantova një politikë ku asistenti im do t’i aprovonte të gjitha ndryshimet personelit, për t’u siguruar që kërkesat e disa punonjësve nuk i dëmtonin punonjësit e tjerë. /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.