Çfarë po ndodh me transferimin e Tchouamenit? Reali rrit ofertën për yllin e Monacos

Çfarë po ndodh me transferimin e Tchouamenit? Reali rrit ofertën për yllin e Monacos

Vazhdimisht janë duke qarkulluar spekulime për të ardhmen e Aurelien Tchouamenit, ku ylli i Monacos është gjithnjë e më afër transferimit te gjiganti spanjoll Real Madrid.

Ndërkaq, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Tchouameni dhe agjenti i tij kanë arritur marrëveshje verbale me tanimë kampionin evropian në javën e kaluar.


Marrëveshja mes dy palëve është arritur para se të zhvillohej finalja e Ligës së Kampionëve, ku prioriteti i ylli francez ishte i qartë; t’i bashkohet Realit këtë verë, përcjell KosovaPress.

Në mënyrë që t’i sigurojë sa më shpejt shërbimet e Tchouamenit, Reali tani ka ngritur ofertën e tij sot, ku ka ofruar 80 milionë euro të pastra plus bonuset, pasi që mësohet se Paris Saint-Germain po bënte përpjekje maksimale për yllin e Monacos.

Bisedimet janë ende duke vazhduar, por siç duket Tchouameni do të jetë lojtari i ri i Real Madridit.

Lexo edhe

Video