Çfarë ndjen sikur të mbetesh shtatzënë gjatë koronavirusit?

Çfarë ndjen sikur të mbetesh shtatzënë gjatë koronavirusit?

Menjëherë pas skanimit të parë të Emma Finamore në shkurt, koronavirusi u bë një kërcënim i vërtetë në Britaninë e Madhe.

Ajo këshillon gratë e tjera nëse dëshirojnë të mbeten shtatzënë gjatë periudhës me Covid-19

28-vjeçarja nga Kembrixh është në javën 32 të shtatzënisë së saj të parë dhe vuan nga çrregullimi i personalitetit mendor.

Si shumë gra, ajo është duke luftuar për të përballuar shtatzëninë gjatë një pandemie.

“Menjëherë pas skanimit tim të parë në shkurt, koronavirusi u bë një kërcënim i vërtetë, duke u përhapur globalisht ndërsa stomaku im ngadalë rritej. Dita e Nënës – kur duhej të isha me nënën time, të ngazëllyer për nipin e saj të parë – kontakti shoqëror jo-thelbësor u ndalua për gratë shtatzëna”, thotë ajo.


Emma pranon se lumturia e saj është zëvendësuar me një terror absolut.

“Caktimet e mamive janë anuluar minutën e fundit. Partneri im lejohet vetëm për punë, nuk lejohet të vizitojë ose të marrë pjesë në ndonjë takim – më bëjnë shumë të frikësohem që të jem vetëm pa ndonjë mbështetje. Unë madje kam konsideruar lindje të lirë pasi kam frikë të jem vetëm,” pohon ajo.

Konsulentia psikologe perinatale, Julianne Boutaleb, themeluese e praktikës terapeutike Parenthood In Mind, paralajmëron të mos lejohen “histori frikësimi” që shkaktojnë ankth.

Ajo rekomandon gratë shtatzëna në bashkëpunim me mamitë e tyre të krijojnë  planin tradicional të lindjes, për të qetësuar ankthet.

Boutaleb thotë se nëse partneri juaj gjatë  lindjes nuk mund të jetë më me ju, tani është koha të filloni të “dini se kush është i disponueshëm, kush është mirë, kush mund të qëndrojë gjatë lindjes nëse është e nevojshme, dhe se tash duhet nisur të diskutohet me njerëzit për këta lloj skenarësh.”

 

Lexo edhe

error: