Certifikohet grupi i dytë i kursantëve të FSK-së në lëmin e xhenios luftarake

Certifikohet grupi i dytë i kursantëve të FSK-së në lëmin e xhenios luftarake

Me mbështetjen e instruktorëve të forcave britanike dhe pas një muaji stërvitje sistematike, është certifikuar grupi i dytë i kursantëve të FSK-së, në kursin e Xhenierisë Luftarake sipas konceptit të forcave britanike Assault Pioneer, ka bërë të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai në një postim në Facebook  ka shkruar se qëllimi i këtij programi është zhvillimi dhe edukimi profesional në lëmin e xhenios luftarake.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, si forcë e ndërveprueshme, bashkë me forcat aleate sot, e nesër edhe më shumë, është në shërbim dhe kontribuuese efektive për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global”, shkruan Mehaj.

Postimi i plotë:

Me mbështetjen e instruktorëve të forcave britanike, pas një muaji stërvitje sistematike, me sukses të madh, certifikuam edhe grupin e dytë të kursantëve, në kursin e Xhenierisë Luftarake sipas konceptit të forcave britanike të Assault Pioneer.


Qëllimi i këtij programi është zhvillimi dhe edukimi profesional në lëminë e Xhenios Luftarake, ku kemi aplikuar tri parimet kryesore të kursit, si: lëvizshmërinë, kundër-lëvizshmërinë dhe mbijetesën.

Ministria e Mbrojtjes, me mbështetjen e madhe të partnerëve tanë, vazhdon zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së, për përmbushjen efektive të misionit dhe detyrave të saj ligjore.

Populli ynë ka rezistuar dhe luftuar kundër padrejtësive, agresorëve dhe regjimeve shtypëse edhe me mundësi shumë të kufizuara.

Kurse, sot kemi ushtrinë profesionale që po e ndërtojmë dhe zhvillojmë bashkë me aleatët tanë, mbi vlerat euroatlantike dhe demokracinë bashkëkohore me synim të plotë për anëtarësim në NATO.

Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri profesionale dhe multietnike e vendosur të mbrojë pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, pronën dhe të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Forca e Sigurisë së Kosovës, si forcë e ndërveprueshme, bashkë me forcat aleate sot, e nesër edhe më shumë, është në shërbim dhe kontribuuese efektive për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global.

Lexo edhe

Video