Ceremonia e çmimeve Oscar kushton rreth 44 milion dollarë

Ceremonia e çmimeve Oscar kushton rreth 44 milion dollarë

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oscar sivjet në Teatrin Dolby në Los Anxhelos ka kushtuar gjithsej 44 milion dollarë, sipas ueb faqes financiare  WalletHub, duke shtuar se 24.700 dollarë u shpenzuan për tapetin e kuq.

Vendosja e tapetit të kuq në më shumë se 1.500 metra katrorë, kërkoi 900 orë punë dhe një ekip prej 18 personash. Një pjesë e tapetit do të riciklohet dhe një pjesë do t’i dhurohet një organizate bamirësie, transmeton KosovaPress.


Në sallën e madhe të Teatrit Dolby, rreth gjashtë kilometra kabllo elektrike dhe rreth dy kilometra pëlhurë drapesh u ngritën për pritjen gala pas çmimeve Oscar.

Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar në Los Anxhelos përpara se ceremonia të fillojë në ora 20.00 sipas kohës lokale.

Lexo edhe

Video

error: