Çelaj: Unë nuk do të votoj Memli Krasniqin

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lirak Çelaj nuk do të marrë pjesë në votimin e kryetarit të ri, në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së.

Çelaj për KosovaPress tha se nuk duhet të zëvendësohet Kadri Veseli, por të ruhet pozita e tij dhe të zgjidhet një ushtrues detyre i kryetarit me kompetenca të plota deri në kthimin e Veselit.


Krahas kësaj, ai theksoi se edhe konventa e sotme po mbahet në rrethana dhe kohë të gabuar.

“Nuk mendoj që është dashur të zëvendësojmë zotëri Veselin, do të duhej të ruhet pozita e kryetarit dhe do duhej të zgjidhej një ushtrues detyre me kompetenca të plota deri në kthimin e kryetarit. Të zgjidhet një kryesi me kompetenca të plota dhe kësisoj ta tejkalojmë këtë krizë. Një kryesi e cila do të ishte unifikuese. Këtë mënyrë siç po ndodh sot mendoj se po përçojmë mesazhe të gabuara në Gjykatën Special, gjoja ne po paragjykojmë se do të qëndrojnë gjatë dhe dënohen. Simbolikisht kjo është veprim i gabuar. Përveç tjerash krejt ky proces po ndodh në kohën e gabuar, po të ndodhte në kohën 14 shkurtit do të mundej të ishte një zgjidhje, po përsëri duke ruajtur pozitën e Veselit…unë nuk do të votojë për arsye morale, jo që kam diçka kundër Memli Krasniqit, s’ka të bëjë me emrin, por kushdo që do të ishte në garë do të veproja kështu”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.