Çeku: Xhudo do të shtrihet në të gjitha shkollat e Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rin dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se me programin “Xhudo në shkolla” synohet që ky sport deri në vitin 2027 të shtrihet në të gjitha shkolla dhe në të gjitha komunat e Kosovës.

Në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë sot u prezantua ky projekt para nxënësve që synon zbulimin e talentëve të rinj në këtë sport, por edhe kultivimin e një stili të shëndetshëm të jetesës.

Këto aktivitete po zhvillohen në kuadër të projektit “Kosova shtet i Xhudos”.

Postimi i plotë i Çeku në “Facebook”:

Xhudo për nxënësit, olimpistët e së ardhmes

Nxënësit e shkollës model “Qamil Batalli” në Prishtinë sot u njoftuan me sportin e xhudos. Përmes këtyre aktiviteteve kemi për synim ta rrisim aktivitetin fizik tek fëmijët për të kultivuar një stil jetese të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, identifikojmë dhe promovojmë xhudistët e rinj të talentuar.

Kjo është faza e parë e nën-programit “Xhudo në shkolla” që është një nga komponentët kryesor të programit shtetëror "Kosova shtet i xhudos". Deri tek faza e gjashtë në vitin 2027, nën-programi do të shtrihet në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës. Me programe si ky, hapim dyert për njerëzit që e duan sportin dhe mbështesim vazhdimësinë e sukseseve botërore në xhudo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024