Çeku tregon nëse është e mundur të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak në Kosovë

Çeku tregon nëse është e mundur të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak në Kosovë

Ish-ministri i FSK-së Agim Çeku ka thënë se Kosovës një ushtar i kushton 17 euro në ditë dhe në këtë mënyrë sipas tij aktualisht është i pamundur të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak.

AI ka thënë për RTK se një ushtar Kosovë i kushton 17 euro në ditë dhe është shumë problem shërbimi i detyrueshëm ushtarak.


“S’mund të implementohet te ne në këto rrethana që i kemi. Në situatën reale që e kemi është shumë zor që serbët t’i përgjigjen ftesës për shkuarje në shërbim në ushtri pa detyrim ligjor apo pa arrestim dhe shkakton tensione të panevojshme”, tha Çeku, duke shtuar se ka ardhur koha për “shërbim vullnetar ushtarak”.

“Nuk është reale, nuk është e nevojshme dhe nuk është e kohës. Koha i ka skaduar shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Është koha për shërbim vullnetar ushtarak”, u shpreh ai.

Lexo edhe

Video

error: