Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Çeku: Sporti do të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

Çeku: Sporti do të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sport, Hajrullah Çeku në hapjen e punimeve për Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës deklaroi se pandemia ka ndikuar që të kufizohen aktivitetet sportive, por edhe përkundër kësaj sukseset nuk kanë munguar.

“Situata e shkaktuar nga virusi Covid 19 një vit më parë ka krijuar një situatë jo të mirë në vendin tonë, por edhe në nivel global ka shkaktuar vështirësi të mëdha në zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe duke kufizuar pjesëmarrjen e sportistëve tonë si në nivel kombëtar po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Megjithatë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit iu përgëzon për punën dhe sukseset që i keni arritur përkundër kufizimeve dhe situatës së krijuar nga pandemia bazuar në angazhimin tuaj dhe organizatave sportive që ju i drejtoni duke përfaqësuar vlerat tona në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. “, tha Çeku.


Më tutje, Çeku tha se sporti do të jetë prioritet jo vetëm i ministrisë që ai drejton por edhe i Qeverisë së Kosovës.

“Bazuar në rëndësinë e lëvizjes olimpike, ku vlerat e saj i bart Komiteti Olimpik i Kosovës së bashku me organizatat sportive, prioritet në vazhdim do të jetë mbështetja e të gjithë sportistëve, vajza dhe djem të cilët kanë fituar Normë Olimpike, organizatat sportive si dhe Komitetin Olimpik të Kosovës të cilët do të na përfaqësojnë në Lojërat Olimpike verore Tokio 2020 që mbahen këtë vit dhe ato dimërore në Pekin të Kinës në vitin 2022. Uroj të na përfaqësoni denjësisht dhe të bëni krenar çdo qytetar të Republikës së Kosovës me të arriturat tuaja në sport duke u kurorëzuar me njërën prej medaljeve olimpike ashtu si u stolis me medalje të Artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 Majlinda Kelmendi. Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë këtij mandati sportin do ta ketë prioritet por edhe në nivel të qeverisë  jo vetëm të ministrisë.” tha në fund Hajrullah Çeku.

Ndryshe në zgjedhjet për kryetar të KOK-ut janë tre kandidatë, Besim Hasani, Linda Shala dhe Ismet Krasniqi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: