Çeku: Qëllimi i grupit terrorist ishte dëmtimi i marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike

Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për mbështetje të familjes së rreshterit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, u tha se në sulmin e së dielës, ku nga terroristë serbë u vra Bunjaku, qëllimi i tyre ishte edhe dëmtimi i marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se do të jenë gjithmonë pranë familjes, e cila dha një hero.

“Në mbështetje të familjes të heroit Afrim Bunjaku të rënë në detyrë, propozoj që të aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumën prej 50 mijë euro, e cila ndahet nga shpenzimet e paparashikuara”, njoftoi Murati.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë, përveç që i mori jetën një polici kishte edhe një dimension të rrezikshëm dhe të dëmshëm të përdorimit të një aseti të trashëgimisë kulturore.

“Qëllimi i grupit terrorist ishte dëmtimi i marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë”, tha ai.

Tutje, Çeku u shpreh se qeveria deri më tani ka dhënë dëshmi të panumërta për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, e në veçanti kishat dhe manastiret ortodokse.


Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar tetë persona.

Policia e Kosovës ka gjetur në Manastir të Banjskës arsenal armësh.

Lexo edhe

Video