Çeku për skitaren Kiana Kryeziu: Ajo tashmë ka hyrë në historinë e sportit kosovar

Çeku për skitaren Kiana Kryeziu: Ajo tashmë ka hyrë në historinë e sportit kosovar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ka takuar skitaren Kiana Kryeziu e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore pasi e ka kompletuar normën olimpike.

Më këtë rast ai ka thënë se Kryeziu tashmë ka hyrë në historinë e sportit të Kosovës si një 17 vjeçare shumë e suksesshme, përcjellë KosovaPress.

“Kiana Kryeziu është 17 vjeçare. Ajo tashmë ka hyrë në historinë e sportit kosovar si vajza e parë që do të përfaqësojë shtetin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.


I pari i MKRS-së po ashtu tha se në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi dhe kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. kanë diskutuar për sukseset e sportistëve dhe zhvillimin e skitarisë në Kosovë.

“Në takim diskutuam për punën, përkushtimin dhe sukseset e sportistëve tanë, në veçanti për zhvillimet në sportin e skijimit. Së bashku me Kianën vendin tonë në Olimpiadën dimërore Pekini 2022 do ta përfaqësojë edhe skitari Albin Tahiri”, ka thënë ai.

Krejt në fund të takimit është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të skitarëve në vendin tonë.

Me qëllim të përgatitjes së sportistëve për këto gara olimpike nënshkruam memorandum me Federatën Skitare të Kosovës për mbështetje financiare të sportistëve tanë.

Lexo edhe

Video