Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Çeku pas vdekjes së Rasim Thaçit: Arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet më të mëdha

Çeku pas vdekjes së Rasim Thaçit: Arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet më të mëdha

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me rastin e vdekjes së artistit Rasim Thaçi – Cima, ka thënë se kultura dhe arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet e tij më të mëdha.

Ministri Çeku në një telegram ngushëllimi, ka thënë se ndarja nga jeta e ikonës së artit komik shqiptar, Rasim Thaçi, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë ne.

Telegram ngushëllimi i ministrit Çeku me rastin e vdekjes së artistit Rasim Thaçi – Cima

 E nderuar familja Thaçi,

 Me pikëllim dhe i mërzitur mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima.

Ndarja nga jeta e ikonës së artit komik shqiptar, Rasim Thaçi, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë ne.


 ultura dhe arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet e tij më të mëdha. Me talentin e tij depërtoi thellë në kujtesën tonë.

Me përkushtimin e tij të pashoq, arriti të krijojë aq shumë role sa nuk mund të numërohen dot. Ai ka qenë një model i një artisti i cili është një shkollë dhe frymëzim për artistët tjerë. Ai veproi dhe nuk u ndal edhe në kohët më të vështira nëpër të cilët kaloi populli shqiptar i Kosovës, duke treguar dashurinë që kishte ai për popullin e tij dhe guximin për idealet tona.

Rasim Thaçi la pas vetës një korpus të madh të krijimtarisë dhe kjo do të mbetet një gjurmë e pashlyer në kulturën dhe artin tonë.

 Ne do ta kujtomë me pietet veprën dhe krijimtarinë e tij.

 Lamtumirë! I lehtë i qoftë dheu!

 Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve e të gjithë dashamirëve të Rasim Thaçit.

Lexo edhe

Video

error: