Çeku: Kemi restauruar 100 monumente të kulturës
Lexohet për: 2 min.
VV
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku në mbledhjen e këshillit të LVV-së, ka theksuar se për një mandat kanë restauruar më shumë se janë restauruar për 20 vite monumentet e kulturës.

Deri më tani janë restauruar mbi 100 monumente dhe 50 të tjera janë në proces në muajt në vazhdim, për të cilat janë ndarë mbi 9 milionë euro nga Qeveria.

Çeku ka theksuar se rinovimet po vazhdojnë në Teatrin Kombëtarë dhe teatrot në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Ka edhe rinovime në ndërtesat e institucioneve të ansamblit “Shota”, Arkivit Shtetëror, Muzeut Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare, Galerisë Kombëtare dhe Galerisë e ministrisë.

“Kemi restauruar mbi 100 monumente dhe 50 të tjera janë në proces në muajt vijim, për vitin e ardhshëm. Për një mandat përafërsisht kemi restauruar më shumë sesa është bërë në 20 vite para qeverisë sonë. Po realizohet, një transformim i tërësishëm  infrastrukturës kulturore me rinovime por edhe me ndërtesa të reja. Rinovimet janë duke vazhduar në Teatrin Kombëtar dhe teatrot e qyteteve Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Ka rinovime në ndërtesat e institucioneve të rëndësishëm të ansamblit “Shota”, të Arkivit Shtetëror, Muzeut Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare, Galerisë Kombëtare dhe galeria e ministrisë”, ka thënë Çeku.

Në proces është edhe projekti i Teatrit të Opera-së dhe baletit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025