Çeku: Ende s’kemi informacione zyrtare për rolin e klerikëve fetarë në Banjskë

Çeku: Ende s’kemi informacione zyrtare për rolin e klerikëve fetarë në Banjskë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se ende nuk kanë informacione zyrtare për rolin e klerikëve fetarë të Manastirit të Banjskës gjatë sulmit terrorist të 24 shatorit në veri.

Ai tha se hetimi po zhvillohet ende nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, mirëpo në bazë të komunikatave të Dioqezës Rashkë-Prizren ata kanë pasur një përpjekje për distancim nga terroristët.


Çeku në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, tha se terroristët kanë shkaktuar dëme fizike brenda manastirit, andaj e kanë të ndarë kodin buxhetor për rregullim e tij.

Lexo edhe

Video