Çekia kërkon gjykatë ndërkombëtare për krimet ruse në Ukrainë

Çekia kërkon gjykatë ndërkombëtare për krimet ruse në Ukrainë

Republika Çeke, e cila aktualisht mban Presidencën e BE-së, ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare pas zbulimit të një varri masiv në Izyum, një qytet në verilindje të Ukrainës.

“Rusia la pas varrezat masive të qindra njerëzve të pushkatuar dhe torturuar në zonën e Izjum. Në shekullin 21, sulme të tilla ndaj popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Ne nuk duhet ta anashkalojmë këtë”, ka shkruar në Twitter ministri i Jashtëm çek Jan Lipavski.


Ai shtoi se Republika Çeke qëndron për dënimin e kriminelëve të luftës dhe bëri thirrje për krijimin e shpejtë të një gjykate speciale ndërkombëtare, raporton Guardian.

Zyrtarët ukrainas pohojnë se më shumë se 440 trupa u gjetën në një varr masiv në Izyum, disa me duar të lidhura pas shpine.

Lexo edhe

Video