CDC alarmohet për përhapjen e lisë së majmunëve

CDC alarmohet për përhapjen e lisë së majmunëve

Në dy dekadat e fundit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë regjistruar dy raste individuale të lisë së majmunëve dhe një shpërthim në mesin e dhjetëra personave, në gjashtë shtete që u sëmurën pasi patën kontakt me kafshët shtëpiake.

Dy rastet individuale mes banorëve të SHBA-së, të dy në vitin 2021, kishin udhëtuar në Afrikë, sipas CDC, dhe shpërthimi mes më shumë se 40 personave ndodhi në vitin 2003 pasi qentë që mbaheshun si kafshë shtëpiake u vendosën pranë kafshëve të vogla nga Gana, duke shkaktuar për herë të parë perhapjen e lisë së majmunëve jashtë Afrikës.


Me numrin e rasteve të konfirmuara dhe të mundshme të lisë së majmunëve që po rritet me shpejtësi në Florida dhe vende të tjera, zyrtarët e shëndetit publik thanë se situata është kritike dhe që të gjithë duhet t’i kushtojnë rëndësi simptomave të mundshme.

“Virusi mund të infektojë këdo, megjithëse nuk përhapet aq lehtë sa COVID-19 dhe zakonisht kërkon kontakt të zgjatur ballë për ballë ose intim”, sipas udhëzimeve nga CDC. /DPA/

Lexo edhe

Video