Turizem
Shqipëria heq përkohësisht vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve
Shtetasit e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm. Sipas vendimit, “lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor 2023 janë: Arabia Saudite, Bahrejni, Katari, Omani dhe Tajlanda”. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme. /ATSH/
Më shumë nga Turizem
Total: 303
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024