Turizem
Dyfishohen shifrat, 50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Kalaja e Gjirokastrës ka arritur një numër të lartë vizitorësh për periudhën nga 1 janari deri më 15 qershor 2023. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka informuar se vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për këtë periudhë kanë ardhur gjithnjë në rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Madje, rritja kësaj here llogaritet në 122,6%. https://kosovapress.com/admin/krocera-seabourn-quest-me-444-turiste-te-huaj-vizitoi-saranden/ 50 mijë vizitorë janë regjistruar gjatë kësaj periudhe ose 27541 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022. Një vit më parë nga 1 janari-15 qershor janë regjistruar rreth 22 mijë vizitorë vendas e të huaj. Kalaja mesjetare e Gjirokastrës është nga më të mëdhatë në rajonin e Ballkanit, shkruan Atsh. Kalaja ka formën e një anijeje të madhe të gurtë, e cila shtrihet në një hapësirë prej 335 metrash, mbi kodër, nga ku mund të shihet qyteti. https://kosovapress.com/admin/fluks-vizitoresh-gjate-shkurtit-ne-kalane-e-gjirokastres/
Më shumë nga Turizem
Total: 304
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024