Intervista
Deputeti i LVV-së: S'ka Asociacion pa njohje de-facto
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë se s'do ketë themelim të Asociacionit, pa u zbatuar në tërësi marrëveshja bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, që sjell njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia. Sipas deputetit të partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, plani euro-amerikanë për sekuencimin e ujdisë së Brukselit është gjithpërfshirës, ku mes tjerash edhe drafti për Asociacionin bazohet në Kushtetutën e vendit dhe që s'do të ketë kompetenca ekzekutive. Megjithatë, Rrustemi për KosovaPress, thotë se nëse do të ketë nënshkrim të marrëveshjes i mbetet Gjykatës Kushtetuese, të thotë fjalën e fundit për Asociacionin. Sipas tij, për Kosovën do të jetë e papranueshme që Asociacioni të trajtohet vetëm si pikë e veçantë dhe mos të ketë plan të qartë të zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Ai akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog, madje sipas tij edhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme atje në kohën kur ka përpjekje të shtuara ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën tregon një gjë të tillë. Përkitazi me këtë, Rrustemi kërkon dënimin dhe sanksionimin e Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçant, më 24 tetor. Ndërkaq, e sheh të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Së fundmi diplomatët euro-amerikanët  paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që sipas tij Vuçiq refuzoi./E.Zeqiri/
Më shumë nga Intervista
Total: 414
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024