Turizem
​Shqipëri, Liqenet e Valamarës në listën e destinacioneve të preferuara nga turistët
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Korçë, Gjergji Koki ka publikuar sot pamje nga liqenet akullnajore në malin e Valamarës. Koki publikoi në rrjetet sociale fotografi të cilat shprehin më së miri natyrën e mrekullueshme malore të trevës Pogradec, Gramsh, Korçë, shkruan atsh. Dhjetëra liqene akullnajore gjenden në malin e Valamarës që bashkon Pogradecin, Gramshin dhe Korçën në lartesinë mbi dy mijë metra nga niveli i detit. Pogradeci nuk ka vetëm liqenin, por edhe destinacione turistike malore të cilat kohët e fundit janë rizgjuar nga të apasionuarit e alpinizmit dhe jetesës në harmoni me natyrën. Edhe Valamara është në listën e destinacioneve të preferuara të turistëve dhe entuziastëve vendas të natyrës. Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në veri kufizohet me Gurin e Topit. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme.
Më shumë nga Turizem
Total: 303
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024