Kulturë
​SHBA i kthen Italisë një sasi të madhe artefaktesh të vjedhura
Shtetet e Bashkuara kanë kthyer më shumë se 250 artefakte të lashta në Itali pasi policia zbuloi se ato ishin vjedhur. Njësia e artit e forcës policore të Italisë zbuloi se sendet ishin grabitur dhe shitur muzeve amerikane dhe koleksionistëve private në vitet 1990. Ndër artefaktet e çmuara përfshijnë enë, piktura dhe skulptura - disa deri në 3000 vjet të vjetra. Disa nga mozaikët kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove, raporton BBC. Artikulli më i vjetër daton në epokën “Villanovan” (1000 - 750 pes), ndërsa artefakte të tjera ishin nga qytetërimi etrusk (800 - 200 pes), Magna Graecia (750 - 400BC) dhe Roma Perandorake (27BC - 476AD). Shumica e artefakteve ishin vjedhur në vitet 1990, më pas u shitën përmes një serie tregtarësh me një përzgjedhje që me sa duket iu ofrua Koleksionit Menil, një muze në Hjuston, Teksas. Ministria italiane e Kulturës tha se artefaktet ishin të ekspozuara në koleksionin Menil, por një zëdhënës i muzeut e mohoi këtë dhe tha se ato nuk kishin qenë kurrë pjesë e koleksionit. Zëdhënësi tha se muzeut i ishin ofruar artefaktet si dhuratë, por në vend të kësaj ia referoi donatorin Ministrisë së Kulturës të Italisë. Ministria tha se pronari i koleksionit "spontanisht" i ktheu sendet pasi policia zbuloi se ato kishin ardhur nga gërmimet e paligjshme të vendeve arkeologjike. Në shtator të vitit 2022, Nju Jorku i ktheu Italisë artefaktet e vjedhura me vlerë 19 milionë dollarë, duke përfshirë një kokë mermeri të perëndeshës Athena të vitit 200 para Krishtit, e cila ajo e vetme kishte vlerë rreth 3 milionë dollarë.
Më shumë nga Kulturë
Total: 279
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024