Intervista
Në vitin 2025 synohet organizimi i Evropianit të Bilardos në Kosovë
Megjithëse jo shumë i popullarizuar në Kosovë si sport, drejtuesit e Federatës së Bilardos në Kosovë kanë synime të mëdha. Organizimi i Kampionatit Evropian në Kosovë në vitin 2025 është synimi madhor i tyre. Kryetari i kësaj federate, Veton Dyla ka thënë për KosovaPress se përtej kampionatit shtetëror që mbahet çdo vit në bilardo, shumë shpejtë do të krijohen edhe dy liga të tjera. Dyla shton se interesimi për t’u marrë me këtë sport po rritet nga viti në vit, por pjesëmarrja e garuesve kosovarë në kampionate jashtë vendit po del të jetë e vështirë për shkak të mungesës së mbështetjes financiare. Me lojërat e treguara deri më tani, Dyla theksoi se garuesit kosovar tashmë janë bërë faktorë të rëndësishëm në garat ndërkombëtare, e sidomos pas vitit 2020. Në vitin 2025, Dyla zbulon se kjo federatë synon që ta fitojë të drejtën për ta organizuar Kampionatin Evropian të Bilardos në Kosovë. Për organizimin e garave ndërkombëtare dhe vendore në nivele më të larta, ai thotë se kanë nevojë për ndërtimin e një salle të madhe për t’i zhvilluar stërvitjet dhe aktivitetet e tyre. Ndryshe, në kampionatit ballkanik të bilardos, Kosova zuri një vend të tretë me Faton Bajgorën, një të pestë me Bedri Sijarinën dhe vendin e gjashtë me Valon Gashin.
Më shumë nga Intervista
Total: 414
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024