Ngjarje
Ngjarjet e datës 11 shtator
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00) Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mban konferencë për media, pasi Kosova u shpall organizatore e lojërave mesdhetare “Prishtina2030” (Aeroporti “Adem Jashari”-ndërtesa VIP, 09:00) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA (hyrja e Kuvendit të Kosovës, 10:00) Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media ku do të shpalosen rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2022 (Zyra Kombëtare e Auditimit, Arbëri, 14:00) Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, C301, 11:00) Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvillon takim me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth. Mediat mund të marrin vetëm pamje në fillim të takimit. (Kuvendi i Kosovës, N204, 12:00)
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024