Intervista
​8 milionë euro buxhet këtë vit për Shërbimin Korrektues
14 zyrtarë korrektues në dy vitet e fundit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Prej tyre disa kanë përfunduar në burg, disa janë larguar nga puna e disa të tjerë janë ballafaquar me organet e ndjekjes. Kështu deklaron drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili thotë se gjatë dy viteve kanë qenë 120 raste të parandalimit të futjes së substancave narkotike dhe telefonave në burgjet e Kosovës. Në intervistën për KosovaPress, ai flet edhe për projektet në vitin 2024, dhe për buxhetin prej 8 milionë euro. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani deklaron se viteve paraprake kanë munguar projektet madhore për shkak të buxhetit. Më tej, zotohet se viti 2024, do të ketë rekord të investimeve kapitale. “Si asnjëherë më parë vetëm në vitin 2024, planifikohen të investohen 8 milionë euro investime kapitale. Pothuajse të gjitha projektet janë projekte dy ose trivjeçare”, deklaron Dibrani për KosovaPress. Udhëheqësi i burgjeve të Kosovës, konsideron se viti i kaluar ka qenë ndër më të suksesshmit për ndalimin e kontrabandës. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim... Përveç parandalimit në futjen e kontrabandës, ka raste kur të burgosurit ndihmohen nga vetë zyrtarët korrektues. Gjatë këtij viti, drejtori i burgjeve të Kosovës thekson se do të mbyllen dy burgje. Teksa flet për projektet që do të zhvillohen gjatë këtij viti, Dibrani thotë se do të ndërtohet edhe burgu i grave me standardet më të larta ku do të ketë edhe ndarje të veçantë. Drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani është optimist që Kuvendi do të miratojë marrëveshjen me shtetin danez. Marrëveshja me shtetin danez parasheh transferimin e 300 të burgosurve në Kosovë. Dibrani thotë se gjatë vitit të kaluar janë realizuar shumë projekte të ngritjes profesionale të stafit, është përmirësimit të infrastrukturës por edhe themelimin e Institutit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Po ashtu, përmend edhe hapjen e konkursit ‘vetëm gra’, ku janë punësuar 50 oficere korrektuese. Tutje, thekson se prioritete për këtë vit mbeten kompletimi i infrastrukturës, ndërtimi i burgjeve të reja, renovimi i burgjeve të vjetra dhe ngritja profesionale e stafit./Sh.Pajaziti/
Më shumë nga Intervista
Total: 414
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024