Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)
Instituti GAP organizon konferencën me temë “Sfidat në dhënien e subvencioneve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe digjitializimi si instrument për rritjen e efikasitetit”. (Instituti GAP, Prishtinë, 10:00)
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj mban konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren, me ç’rast merr pjesë edhe zyrtarja e kësaj lënde nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. (Shtëpia e Bardhë, orën 10:00)
Shoqatat “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, hapin ekspozitën për nder të ditëlindjes së Shenjtores Nënë Tereza. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 12:00-18:00)
Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon edicionin e katër të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Ditët e Gonxhës”, që përkon me 114 vjetorin r lindjes dhe 27 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë. (Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë, ora 13:00)
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë lanson thirrjn e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 14:30).
Ipeshkëvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon Akademi Solemne me rastin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës me të cilen hap “Ditët e Nënë Terezës”, që zgjasin deri më 5 shtator. (Qendra BogdaniPolis, Prishtinë, ora 19:00)