Ngjarje
​Ngjarjet e datës 1 prill 2023
Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha mbajnë konferencë për media. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00) Federata Atletike e Kosovës, Klubi Atletik “Blinaja” në mbështetje të Kuvendit komunal të Lipjanit dhe familjes së heroit “Haradin Bajrami” organizon garën “Vrapimi shtigjeve të heroit – Haradin Bajrami”. (Shtigjet e ecjes mbrapa ETC-së, Lipjan, ora 17:00) Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të të shtunën mbrëma me programin e koncerteve. Dyshja Daniela la Luz (elektronikë) dhe Natyra Elezi (piano) do të hapin këtë edicion i cili organizohet nga DAM Festival (Kosovë) dhe NEC (Zvicër). (Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)
Më shumë nga Ngjarje
Total: 335
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024