Biznes
Heqja e kufizimit të mallrave Serbe, grupi “Besa Besë” kërkon bojkot
Grupi “Besa Besë” ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit të mallrave Serbe. Sipas një komunikate për media grupi “Besa Besë”, e ka parë me shqetësim vendim e Qeverisë së Kosovës, për heqjen e kufizimit për mallrat serbe në Merdarë. Në komunikatë thuhet se vendimi ka qenë i ngutshëm dhe nuk i ka arritur objektivat sidomos ato të cilat kanë të bëjnë me reciprocitetin!. “Serbia që 25 vite bënë barriera jo tarifore në prodhimet kosovare deri tek kërcënimet e firmave të cilat tentojnë të importojnë prodhime kosovare në Serbi! Gjithashtu në produkte të cilat plasohen në tregun e Kosovës nuk shënohet ‘Republika e Kosovës’ po vetëm ‘Kosovo’. Serbia që 25 vite nuk e lejon tranzitin e produkteve me origjinë shtazore nga Kosova për në Evropë dhe anasjelltas!. Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk do të duhet të heq ndalesën para se të rregulloheshin këto barriera nga Serbia!”, thuhet në komunikatë. Sipas Grupit “Besa Besë”, populli i Kosovës akoma i vuan plagët e marra nga regjimi serb. “Në kohën kur qytetarët e Kosovës në mënyrë masive po e lëshojnë vendin, në kohën kur sektori privat gjendët në vështirësi qoftë financiare ashtu dhe të gjetjes së punëtoreve, në kohën kur propaganda serbe s’ndalet ndaj shtetësisë së Kosovës, në i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta ketë prioritet mirëqenien ekonomike dhe sociale të qytetareve tanë”, thuhet në komunikatë. Andaj grupi “Besa Besë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojmë produktet serbe. “Askush më shumë se qytetarët e Kosovës brez pas brezi se kanë vuajtur nënshkrimin dhe torturën që u bë ndaj popullatës shqiptare, pasojat e asaj torture të regjimit të Milloshoviqit i kanë vuajtur gjenerata të tëra. Prandaj, s’ka vendim qeveritar as forcë politike më të madhe se vendimi qytetarë. Qytetarë të dashur, atdheu është i Juaji, prandaj vendosni që  t’i bojkoton produktet serbe”, thuhet në komunikatën e grupit “Besa Besë” te dërguar nga Kryetari i këshillit të grupit, Burim Piraj.
Më shumë nga Biznes
Total: 505
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024