Video
Lajçak: Serbia ka tërhequr letrën nga BE-ja për marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se Serbia ka tërhequr letrën nga Brukseli të deponuar nga ish-kryeministrja Ana Bërnbaiq, ku theksohet me shkrim se Serbia nuk zbaton disa nene të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Lajçak pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi të premten, nënvizoi nevojën e zhbllokimit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Ai tha se palët janë pajtuar për takim në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha një datë se kur do të ndodhë. Ai përsëriti se ura kryesore mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët. “Letra është tërhequr. Pra, ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme. Por, marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj, dhe për më tepër, marrëveshja është bërë edhe pjesë e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe rrugës së Serbisë drejt BE. Kështu që unë do të thoja se vlen dy herë, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe Serbisë dhe BE-së”, tha ai. Emisari Lajçak tha se Bislimin kanë diskutuar agjendën e takimit të radhës dhe progresin që mund të arrihet në atë takim. Ai tha se asnjëra palë nuk është tërhequr nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit dhe se e njëjta është e vlefshme dhe obligueshëm për Kosovën dhe Serbinë. Megjithatë, ai nuk dha një datë për takimin Bislimi-Petkoviq. Sa i përket paralajmërimeve të  serbëve për bllokim të pikave kufitare me Kosovën, Lajçak tha se një gjë e tillë nuk do të ndodh pasi do të pengonte lirinë e lëvizjes. Në letrën e dërguar vitin e kaluar Bashkimit Evropian nga ish kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq theksohet se Serbia nuk do të zbatojë disa nene  të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, ku përmendet njohja e ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mospengimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Më shumë nga Video
Total: 1,246
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024