Futbollistët e Villarrealit kanë shënuar fitore të rëndësishme si mysafirë kundër Valladolid në kuadër të javës 11 të La Ligës së Spanjës, duke iu afruar kështu rivalëve Barcelonës dhe Real Madridit në luftën për kreun e tabelës.
Thierry Barry solli mysafirët në epërsi 0:1 në minutën 29, me të cilin rezultat përfunduan edhe 45 minutat e para.
Mamadou Sylla ishte i saktë nga pika e bardhë për barazimin e shifrave 1:1 në minutën 60, por kjo ishte e tëra që skuadra vendase arriti në këtë takim.
Villarreal shënoi golin e dytë të fitores përmes Ayoze Perez në minutën 84.
Villarreal renditet i treti në tabelë me 21 pikë, tri më pak se Real Madrid në vendin e dytë dhe gjashtë më pak se lideri Barcelona.