Carrick debuton me fitore te United dhe ka një dedikim special pas ndeshjes

Carrick debuton me fitore te United dhe ka një dedikim special pas ndeshjes

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Michael Carrick, ia ka kushtuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Villarrealit të martën mbrëma paraardhësit të tij Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi u shkarkua nga detyra e trajnerit të dielën pas një ecurie të tmerrshme rezultatesh, ndërsa Carrick  u vendos në krye të skuadrës përkohësisht përpara ndeshjes së tyre të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Legjenda “Djajve të Kuq” Paul Scholes kritikoi vendimin për ta vendosur Carrick-un si trajner pasi ai ishte pjesë e stafit të Solskjaer-it dhe trajneri kujdestar i United pranoi se edhe pse pëlqente të merrte drejtimin e skuadrës, ai pranon se nuk ka qenë një periudhë e lehtë, përcjellë KosovaPress.


“Më ka pëlqyer ta drejtoj skuadrën. Nuk kanë qenë ditë të lehta për askënd në klub”, tha Carrick për “BT Sport”.

“Ky rezultat është për Olen dhe unë nuk mund të largohem nga kjo. Por ne kishim një punë për të bërë dhe isha i lumtur ta bëja këtë. Fatmirësisht gjithçka shkoi sipas planit”, tha ish-mesfushori i Anglisë pas ndeshjes.

Carrick zbuloi se kishte besim të plotë se United do të merrte fitoren e nevojshme për t’i dërguar ata në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Lexo edhe

Video

error: