Carrick largohet nga skuadra e Manchester United

Carrick largohet nga skuadra e Manchester United

Fitorja e mbrëmshme me rezultat 3:2 kundër Arsenalit do të jetë kontributi i fundit i Michael Carrick në karrierë me Manchester United, ku trajneri i përkohshëm ka treguar se do të largohet nga pozita e trajnerit në “Old Trafford”.

Carrick ishte në pozitën e trajnerit të përkohshëm pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer në nëntor, ku e drejtori skuadrën drejt dy fitoreve dhe një barazimi në tre ndeshje në krye, përcjell KosovaPress.

Por ai nuk do të qëndrojë në klub, kur Ralf Rangnick të merre detyrën e trajnerit deri në fund të këtij edicioni.


“Michael Carrick ka vendosur që të largohet nga detyra e trajnerit të ekipit të parë dhe të largohet nga klubi pas përmbylljes së kapitullit të tij si trajner i përkohshëm”, shkruante në komunikatën zyrtare të Manchester United.

Pas ndeshjes me Arsenalin, Carrick tregoi për aventurën e tij me Manchester United dhe për vendimin që të largohet nga klubi.

“Koha ime te ky klub i madh do të jetë gjithmonë si vitet më të mira të karrierës. Sidoqoftë, kam vendosur që tani është koha e duhur për mua që të largohem nga klubi. Dua të shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë lojtarët dhe një falënderim special shkon për stafin prapa meje, duke punuar me orë të tëra me një grup të madh të lojtarëve ka qenë një kënaqësi tejet e madhe”, tha Carrick.

Michael Carrick largohet nga “Old Trafford” pas një periudhe prej 15 vitesh si trajner dhe si lojtar i klubit të Manchester United.

Lexo edhe

Video