Carrick: Jam i zhgënjyer që nuk fituam ndaj Chelseat

Carrick: Jam i zhgënjyer që nuk fituam ndaj Chelseat

Trajneri i përkohshëm i “Djajve të Kuq” Michael Carrick thotë se është i zhgënjyer që Manchester United nuk mundi të ruante epërsinë kundër Chelseat, pavarësisht se skuadra e tij pati shumë pak goditje në portë.

United u largua nga “Stamford Bridge” me një pikë pas një ndeshje të vështirë kundër Chelseat. Mikpritësit kishin 23 goditje në krahasim me tre të United. Megjithatë, ishin “Djajtë e Kuq” ata që kaluan në epërsi kur Jadon Sancho e ktheu në gol një gabim nga Jorginho në mefushë, përcjellë KosovaPress.


Por trajneri i United, Carrick, tregoi pikëpamjet e tij pas ndeshjes se pse ai mendonte se skuadra e tij po largohej nga Londra me një shije të hidhur.

 “I zhgënjyer në fakt. Kur je në epërsi në një lojë si kjo, ta lëshosh atë është zhgënjyese. Jam krenar për lojtarët dhe grupin gjatë gjithë javës. Në një situatë të vështirë u përpoqëm të bënim më të mirën. Por kemi një shije pak të hidhur”, tha anglezi pas ndeshjes.

“Ne erdhëm për të fituar ndeshjen. Jam pak i zhgënjyer, nuk mund të gënjej. Nuk mendoj se ishte fare penallti. Ata kanë pasur shumë goditje, David De Gea kishte dy pritje të cilat ne e dinim para ndeshjes se do të duhej të bënte një ose dy. Përveç kësaj, jam ndjerë mjaft rehat në lojë. Sigurisht që duam të jemi më të mirë”, theksoi Carrick në fund.

Lexo edhe

Video