Carabao Cup, Liverpooli mysafir i Norwich Cityt – formacionet e mundshme

Carabao Cup, Liverpooli mysafir i Norwich Cityt – formacionet e mundshme

Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Norwich Cityt dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për fazën e 1/16 së Carabao Cup.

Liverpooli do të synojë të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të regjistrojë sot fitore në “Carrow Road’ përballë “Kanarinave” që ende nuk dinë për fitore në Premier Ligën angleze, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit, “Të Kuqtë” rikthehen nga fitorja 3:0 kundër Crystal Palace, kurse Norwich rikthehet nga humbja 3:1 kundër skuadrës së Watford.

Sa i përket mungesave të lojtarëve në ndeshjen e sotme, tek Norwich nuk do të paraqiten Byram, Zimmermann dhe Placheta, kurse skuadra e Jurgen Klopp do të jetë pa Firminon, Elliot, Alcantaran dhe Williams.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Norwich City (4-3-3): Gunn; Mumba, Kabak, Gibson, Giannoulis; Lees Melou, Gilmour, Rupp; Rashica, Sargent, Tzolis

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Gomez, Phillips, Matip, Robertson; Milner, Keita, Jones; Oxlade-Chamberlain, Origi, Minamino

Carabao Cup

20:45 Norwich City – Liverpool (Stadiumi Carrow Road)

Lexo edhe

Video