Caktohet Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, gati për fillimin e procesit gjyqësor

Caktohet Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, gati për fillimin e procesit gjyqësor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë caktuar Trupin Gjykues në çështjen e Salih Mustafës.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Dhomat e Specializuara, ku thuhet se Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit.

Kjo është komunikatë e plotë:


Më 5 maj 2021, Kryetare Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I. Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës  Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.

Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit.

Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues.

Lexo edhe

Video

error: